-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Vetëvritet” një kritik i Putinit, gruaja e tij s’e beson

Më të lexuarat

Kush ishte Don Rapoport, mbështetës i Navalny-t dhe Ukrainës?

Një tjetër biznesmen rus, i cili më parë kishte folur kundër presidentit rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur në rrethana misterioze në Uashington.

Biznesmeni dhe investitori Dan Rapoport, sipas mediave ruse, është vetëvrarë pak ditë më parë në Uashington, teksa qeni i tij u gjet në një park pranë rezidencës, me një shënim që dyshohet se viktima kishte lënë me shkrim dore.

Ky është një tjetër biznesmen apo oligark rus që është gjetur i vdekur muajt e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës. Të gjithë u gjetën të vdekur në rrethana mjaft të dyshimta.

Rasti i Rapoport u ndërlikua nga dëshmia e gruas së tij 52-vjeçare, një virologe nga Ukraina, e cila theksoi se nuk kishte as vetëvrasje dhe as shënim. Ajo ka pohuar se ka nisur një hetim për vdekjen e bashkëshortit të saj, ndonëse sipas Daily Mail nuk ka pasur asnjë njoftim për këtë.

Rapoport jetoi në Uashington nga viti 2012, kur u largua nga Rusia mes protestave kundër Putinit, deri në vitin 2016, kur ia shiti rezidencën e tij për 5.5 milionë dollarë Jared Kushnerit dhe gruas së tij Ivanka Trump, vajzës së Donald Trump, e cila ndoqi babain e saj në Shtëpinë e Bardhë pasi fitoi zgjedhjet.

Në Ukrainë ai u takua dhe u martua me gruan e tij me të cilën kishin një vajzë. Prej andej, Rapoport u largua në fillim të vitit, kur kishte shpërthyer lufta me Rusinë. Megjithatë, nuk është e qartë se cila ishte baza e tij.

Rasti i vdekjes misterioze është bërë i ditur të martën në një kanal Telegram nga një ish-redaktor i edicionit rus të revistës Tatler. Ajo pretendoi se e kishte parë atë në maj në Londër në një bar mjaft të pakëndshëm “me vajza të reja”. “Thonë se gruaja e tij e ka lënë atë”, shtoi ai.

Gruaja nga ana e saj konfirmoi vdekjen, ndonëse nuk tha se kur dhe si i vdiq i shoqi. Ajo mohoi të gjitha detajet e tjera, vetëvrasjen, udhëtimin në Londër dhe ndarjen. “Dani na mori nga Kievi dhe u kthye atje për të ndihmuar vendin tim. Më pas do të takoheshim në SHBA”, shpjegoi ajo.

Rapoport ishte një mbështetës i Alexei Navalny-t dhe Ukrainës. Faqja e internetit e gazetarisë investigative Bellingcat e kishte identifikuar atë me analistin me pseudonim “David Jeëberg”, i cili shpesh i referohej marrëdhënieve Rusi-Ukrainë.

Ai lindi në Letoni dhe u largua me familjen në SHBA në vitin 1980, ku iu dha azil politik. Ai u kthye në Rusi në vitin 1991 ku punoi në sektorin e investimeve. Në vitin 2012 ai u kthye në SHBA me gruan e tij të parë dhe dy fëmijët e tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit