4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse s’paguhen

Më të lexuarat

Nëse qeveria “vazhdon me lojëra” lidhur me pagesën e pensioneve të veteranëve, ata do të organizojnë protesta, ka paralajmëruar sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kjo organizatë do ta mbajë kuvendin zgjedhor më 15 tetor, dhe organet e reja do të marrin masa për të organizuar protesta nëse Qeveria “bën lojëra” me pagesat e pensioneve, ka thënë Klinaku në transmetusin publik.

E, deputeti Rexhep Selimi ka thënë se ka persona që kanë blerë dhe shitur certifikata të veteranëve, të cilët po të donte Prokuroria do t’i gjente, sepse këta duhet të dënohen.

Edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, u ka bërë thirrje prokurorëve që të reagojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit