11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vetëposhtërimi gjerman ndaj Izraelit: një deklaratë skandaloze nga Berlini

Më të lexuarat

Kjo grua: Po, Izraeli mund të godasë objektivat civilë në Gaza…

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman se Izraeli ka të drejtë të synojë objektivat civile nëse terroristët fshihen pas tyre.

“Vetëmbrojtje nuk do të thotë vetëm sulm ndaj terroristëve, por edhe shkatërrim të tyre. Kur terroristët e Hamasit fshihen pas njerëzve, pas shkollave, ne futemi në pyetje shumë të vështira. Por ne nuk do të hezitojmë. Kjo është arsyeja pse ia kam bërë të qartë OKB-së se objektet civile gjithashtu mund të humbasin statusin e tyre të mbrojtur nëse terroristët abuzojnë me të. Ky është qëndrimi i Gjermanisë dhe kjo është ajo që do të thotë siguria e Izraelit për ne”, tha Annalena Baerbock.

Kështu, Berlini shtyhet më tej në absurdin e vet, duke u izraelizuar pothuajse plotësisht, deri në vetëposhtërim.

Gjermania vuan frustrimin nga e kaluara e saj naziste, gjë që Izraelin vijon të abuzojë me të, edhe pse regjimi sionist po ushtron një lloj Holokausti nr. 2 ndaj palestinezëve. Këta të fundit, nga ana e tyre, nuk i kanë asnjë lloj borxhi Izraelit, siç muslimanët në përgjithësi nuk u kanë asnjë lloj borxhi hebrenjve, përgjatë gjithë historisë. E kundërta: hebrenjtë u detyrohen muslimanëve, pasi përgjatë gjithë historisë, në kohë përsekutimesh të mëdha ndaj tyre, sidomos nga të krishterët europianë, janë mbrojtur e trajtuar me dinjitet pikërisht nga muslimanët. /tesheshi.com/         

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit