3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëm muajin e kaluar kanë vdekur mbi 780 civilë në SIRI

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), bëri të ditur se në 54 masakra, 40 prej të cilave të realizuara nga regjimi Asadit muajin e kaluar, kanë humbur jetën 783 civilë, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar raportin e muajit mars të vitit 2018, në lidhje me sulmet të cilat i klasifikon si masakra.

Në raport theksohet se muajin e kaluar kanë humbur jetën 783 civilë, në 54 masakra të kryera nga regjimi i Asadit, Rusia, organizata terroriste YPG/PKK dhe palët e tjera, prej të cilëve 198 fëmijë dhe 138 gra.

Sipas raportit, forcat e regjimit muajin e kaluar në Siri kanë kryer gjithsej 40 masakra, prej të cilave 39 në Gutën Lindore.

Në raportin e SNHR gjithashtu theksohet se në këtë periudhë Rusia ka kryer 4, YPG/PKK 2 dhe grupet tjera që përleshen 8 masakra.

Më tutje në raport thuhet se në masakrat e regjimit kanë humbur jetën gjithsej 620 civilë, prej të cilëve 142 fëmijë dhe 105 gra, ndërsa forcat ruse të cilat i japin mbështetje ajrore regjimit, kanë vrarë 78 civilë prej të cilëve 41 fëmijë, 14 gra.

Në masakrat e terroristëve të YPG/PKK kanë humbur jetën 17 civilë prej të cilëve 5 gra, ndërsa palët tjera të cilat përleshen në Siri kanë vrarë 68 civilë prej të cilëve 15 fëmijë dhe 14 gra.

Në raport është kërkuar që t’i bëhet presion shteteve që e mbështesin organizatën terroriste YPG/PKK, ndërsa është kërkuar që t’i jepet fund shkeljeve që i bën organizata si dhe mbështetja me armë që i sigurohet organizatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit