0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëm ata që hanë syfyr….

Më të lexuarat

Personalisht më ka bërë mjaftë përshtypje hadithi pejgamberik që shënon Ibni Hibani dhe Tabaraniu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson “hasen”:

“Allahu dhe melaqet e Tij bëjnë salavate për ata, që hanë syfyrin.”

Vërtetë ky hadith mendarin e provokon të mendojë për pozitën dhe privilegjet që mundë t’i përfitojë. Pra, salavatin e Allahut të Lartësuar dhe melaqeve të Tij.

O ti besimtarë!

A e ke idenë se çka do të thotë Allahu dhe melaqet për ty bëjnë salavate?!

Salavati i Allahut do të thotë mëshira e Tij, pra, Ai mëshiron.

Kurse salavati i melaqeve është kërkim falja, pra, ato kërkojnë falje prej Allahut për ata që hanë syfyr.

Kur Allahu dhe melaqet e Tij bëjnë salavate për ata që hanë, syfyri të ndihmon për të agjëruar; por çka mendon ti për vetë agjërimin??!!

O Allah! Shumë mirësi na ke dhënë, na mundëso që Ty të falënderojmë.

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit