1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Veselinovic vazhdon aktivitetin e fshehur në Kosovë: Këto janë 2 bizneset e tija

Më të lexuarat

Zvonko Veselinovic, nga fermeri i thjeshtë u bë serbi më i pasur në Veri dhe bosi i krimit që kontrollon gjithë atë pjesë të Kosovës, krejt kjo pasuri dhe fuqi e tij erdhi për shkak të kontrabandës me derivate, armë, drogë e deri tek kryerja e vrasjeve me pagesë, shkruan Gazeta Metro.


Veselinovic i cili operon që nga viti 1999 si një roje e urës së Ibrit, ai ishte personi kryesor i cili shkaktonte trazirat në Veri, që nga ai vit e deri vonë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai u bë i njohur edhe në Serbi në vitin 2011 kur u prezantua si një nga heronjtë më të mëdhenj në “mbrojtjen” e serbëve në Kosovë, ku me urdhër të tij serbët lokalë për muaj me radhë po pengonin shkëputjen e Kosovës nga Serbia në barrikada, duke e quajtur Zvonko Veselinovic hero të të gjitha palëve, makinat, ekskavatorët dhe kamionët e tij gërmuan rrugë të reja alternative, përgjatë vijës administrative me Kosovën.

Por, gjithë këto Veselinovic e përdorte për vite me radhë për të kontrabanduar mallra midis Serbisë dhe Kosovës dhe jo për të mbrojtur serbët, që nga derivatet, armët, droga, cigaret dhe gjithçka tjetër futej nga Serbia në Kosovë apo anasjelltas me urdhër tanimë vetëm të tij.

Por, krejt çfarë bëri gjatë kësaj kohe Veselinovic ishte që të regjistronte bizneset e tij si të rregullta në institucionet e Republikës së Kosovës, por jo në emër të tij, por të babait e vëllait të tij pasi e kishte kuptuar se herët apo vonë autoritet kosovare do të kërkonin arrestimin e tij.

‘Team Petrol’ është pompa e derivateve e cila gjendet në Zveçan, ajo është regjistruar në emër të babait të tij Jovan Veselinovic.

Kurse S.T.R ‘Kristal’ është biznesi tjetër i cili gjendet në Mitrovicën e Veriut dhe i regjistruar në emër të vëllait të tij, Zarko Veselinovic.

Krejt këto biznese ai arriti pas kontrabandës nëpër rrugët ilegale gjë që bëri që ai të pasurohej shumë, kur Veselinovic u arrestua në fund të vitit 2011, në fillim nuk ishte e qartë se ai u arrestua me kërkesë të KFOR’it për organizimin e barrikadave ose për abuzimet e ngarkuara nga Serbia.

Por krejt ajo doli të ishte një aktakuzë  nga Gjykata Speciale e Beogradit pasi po akuzohej për kapjen e 32 kamionëve të qiradhënies Hypo Alpe Adria, këtë veprim ai kishte bërë me shokun e tij të ngushtë Milan Radoicic.

Por, Veselinovic në dhjetor të 2011 u arrestua Kopaonik të Serbisë pasi u zë me 3 kilogramë heroinë dhe një shumë të madhe të parave nga autoritet serbe, kjo ndodhi pas ardhjes në pushtet të Aleksandar Vucicit, gjë që më vonë rezultoi vetëm se u bë që tani kontaktet e tij të ndryshojnë dhe të futej nën kontrollin e Vucicit për ta shfrytëzuar fuqinë e tij në Mitrovicën e Veriut.

Dy bosët e krimit në veri të Mitrovicës, Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoicic, ky i fundit i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ndodhen nga autoritet kosovare në kërkim dhe tani kanë lëshuar fletarrestim për të dy.

Ata janë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Veri, Oliver Ivanovic, ata janë dy personat që kontrollojnë pjesën e veriut dhe janë të gatshëm të shkaktojnë trazira në atë pjesë të Kosovës për shkak të fuqisë dhe lidhjet që kanë me strukturat paralele atje të cilat udhëhiqen direkt nga këta dy persona dhe Beogradi zyrtar, shkruan Gazeta Metro.

Vet Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA), gjithashtu i etiketoi ata si udhëheqës të një grupi kriminal të kontrabandës së drogës, armëve dhe naftës, si dhe gjelbërimin dhe pastrimin e parave. Veselinovic, sipas raportit, ka fituar pasuri të mëdha nga këto biznese të paligjshme.

Vet presidenti serb Aleksandar Vucic, ka mbrojtur Veselinovicin dhe Radoicicin publikisht në një konferencë për shtyp, krejt kjo pasi është pyetur pse nuk po arrestohen këta dy persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit