3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Veseli pranon rezultatin, thotë se PDK do të shkojë në opozitë

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se në këto zgjedhje nuk kanë arritur të fitojnë.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media.

“PDK do të kaloj në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë ka qenë për mua shumë e veçantë”, ka shtuar Veseli.

“Unë jam shumë falënderues për jetën dhe mirënjohës mijëra njerëzve. Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë, ku anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së ju them ndjehuni krenarë me punën tuaj, sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju. Besimi im te ju është i palëkundur – duhet të besoni dhe punoni për një Kosovë më të mirë, sepse në nuk ndalemi asnjëherë. Ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Veseli.

Fjalimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:

Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje. Por, nuk fituam.

Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë.

Por, ne do të vazhdojmë të shërbejmë qytetarët dhe vendin tonë.

Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë.

U jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë.

Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë.

Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them: ndjehuni krenarë me punën tuaj.

Sepse, edhe une ndjehem krenar me ju!

Keni bere nje pune te madhe dhe besimi im te ju eshte i palëkundur.

Ju duhet te besoni dhe te punoni cdo dite per nje Kosove me te mire.

Që nesër, ne do të vazhdojmë punën.

Kemi nisur një rrugëtim dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë në cakun tonë.

Ju falënderoj nga zemra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit