Gazeta prestigjioze Financial Times shkruan se, Nokia është duke bërë bisedime në lidhje me shitjen e Vertu, degë e saj që merret me prodhimin e telefonave mobil luksoz.
Vertu është më i njohur për telefonat e vet mobil jashtëzakonisht të shtrenjtë nga metalet fisnike dhe zbukurimet nga guri i çmuar.
Sipas pohimeve bisedimet janë në fazën e avancuar, e Vertu pritet ti shitet fondit privat investues Permira për përafërsisht 200 milion euro.