9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vërtetësia (essidku) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin “Medarixhussalikin” 2/268 duke përshkruar vërtetësinë thotë:

“Vërtetësia[i] është stacioni më i madh i atyre që udhëtojnë drejt Allahut, nga ky stacion fillojë të gjitha stacionet e udhëtarëve; është rruga më e drejtë, ai që nuk ecë në këtë rrugë ai ka mbetur larg saj dhe është shkatërruar; me të dallohen mynafikët prej myminëve, banorët e xhenetit prej banorëve të zjarrit.

Është shpata e Allahut në tokën e Tij, ku ta vendos ajo do të pret, çdo herë që ballafaqohet me të kotën do ta rrëzon dhe fiton atë, kush me te si armë lufton, nuk e humbë atë luftë, ai që me te flet, fjala e tij dominon mbi hasmit e tij.

Është shpirti i veprave, krijuesi i gjendjeve, shtytësi për tu ballafaquar me rreziqet dhe dera nga e cila arritësit hyn tek Allahu, Dhul-Xhelali vel-Ikram.

Është themeli i ndërtimit të fesë, shtylla e tendës së bindjes, grada vijuese e gradës së pejgamberisë, e cila është grada më e lartë në mbarë botën, prej vendbanimeve të pejgamberëve në xhenet rrjedhin lumenjtë dhe krojet drejt vendbanimeve të tyre, ashtu sikurse edhe në dynja nga zemra e tyre në zemrën e këtyre vinte ndihma dhe përkrahja”.

Pra, vërtetësia, qenka përputhja mes anës së dukshme dhe asaj të brendshmes, mes fjalëve dhe veprave dhe mes lajmit dhe realitetit.

Allahu i Madhërishëm thotë:

( يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ ﴾ [ التوبة (119)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe jini me ata që janë të vërtetë!” (et-Tewbe, 119)

﴿ وَالصَّادِقِينَ وَالصَّادِقَاتِ ﴾ [ الأحزاب (35)

“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të vërtetët e të vërtetat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (el-Ahzab, 35)

﴿ فَلَوْ صَدَقُوا اللهَ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ ﴾ [ محمد (21)

“.. Do të ishte më mirë për ata të jenë të vërtetë me Allahun”. (Muhammed,21)

« إنَّ الصِّدقَ يَهْدِي إِلَى البرِّ ، وإنَّ البر يَهدِي إِلَى الجَنَّةِ ، وإنَّ الرَّجُلَ لَيَصدُقُ حَتَّى يُكْتَبَ عِنْدَ اللهِ صِدِّيقاً . وَإِنَّ الكَذِبَ يَهْدِي إِلَى الفُجُورِ ، وَإِنَّ الفُجُورَ يَهدِي إِلَى النَّارِ ، وَإِنَّ الرَّجُلَ لَيَكْذِبُ حَتَّى يُكتَبَ عِنْدَ الله كَذَّاباً » . مُتَّفَقٌ عَلَيهِ .

Abdullah Ibën Mes’udi, radijallahu anhu, na për­cjell se Pej­gam­be­ri sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Vërtetësia (sidku) shpie në mirësi (el-birru), kurse mirësia shpie në Xhennet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i vërtetë (në besim dhe në të folur), tek Allahu shkruhet (besimtar) i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prish­je (morale- el-fuxhur), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek Allahu shkruhet gënjeshtar”. (Muttefekun alejhi).

El-Birru: është emër përmbledhës i të gjitha mirësive.

El-fuxhur: veprat e këqija, të poshtra dhe të liga.

Vërtetësia është grada e dytë e krijesave, të cilëve Allahu, u ka dhënë begati, pas pejgamberëve. Allahu, subhanehu ve teala, në lidhje me këtë thotë:

﴿ وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقًا﴾ {النساء : 69

“E kush do që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, të vërtetët (besnikët e dalluar), dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (En-Nisa: 69).

Vërtetësia gjindet si te burrat ashtu edhe te gratë. Allahu, subhanehu ve teala, në Kur’an na tregon për Merjemen, alejhasselam, e thotë:

“Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e vërtetë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!”. (El-Maide: 75).

Imam Kurtubiu, rahimehullah, thotë:

“Secili njeri që e kupton porosinë e Allahut duhet t’i përmbahet vërtetësisë në fjalë, sinqeritetit në vepra dhe pastërtisë në gjendje. Ai i cili është i këtillë ai u bashkëngjitet atyre që janë të mirë (ebrar) dhe arin kënaqësinë e Allahut, i cili është Falës. Në këtë aludon Allahu me Fjalën e Tij kur flet për ata tre personat të cilët u penduan pasi nuk morën pjesë në luftë, duke thënë:

﴿ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ ﴾ [ التوبة (119) ] .

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe jini me ata që janë të vërtetë!” (et-Tewbe, 119)

Esmaiu, rahimehullah, na tregon: erdhi një njeri dhe i tha Haxhaxhit: njerëzit mendojnë se Rebi ibën Harashi nuk gënjen, dije se fëmijët e tij rebel kanë ardhur tek ai. Haxhaxhi  dërgoi policinë dhe e pyetën: ku i ke djemtë? Tha: janë në shtëpi, Allahu më ndihmoftë. Atëherë Haxhaxhi tha: të qofshin, sepse i pëlqeu vërtetësia e tij. (“Sijer”, 4/360).

Fehrexhuri, rahimehullah, thotë:

“Vërtetësia është përputhja me të vërtetën edhe në sekret edhe në publik, kurse e vërteta e vërtetësisë është ta thuas h të vërtetën në momente të rrezikshme”. (“Sijer”, 15/223).

Abdullah ibën Mubareku, rahimehullah, thotë: Fudajl ibën Ijadi ishte i vërtetë me Allahun, andaj Allahu i dha mundësi që nga gjuha e tij të buron urtësia. Fudjali ishte prej atyre që u bëri dobi dija. (“Sijer”, 8/425).

Çka mësojmë nga ky hadith:

Inkurajim për të qenë të vërtetë, sepse është shkak i çdo të mire.

Frikësim nga gënjeshtra sepse ajo është shkak i çdo të keqe dhe të lige.

Ai që kujdeset për vërtetësinë i bëhet natyrë, kurse ai që me qëllim gënjen, i bëhet ves dhe kulturë e tij.

Ai që njihet me një gjë, lejohet të cilësohet si i tillë.

Virtytet morale fiton me edukim, sepse njeriu ndikohet nga shkaqet e mira dhe e ndryshon natyrën edhe e kundërta e sjell të kundërtën.

Veprat e mira vendin e kanë në xhenet dhe veprat e këqija vendin e kanë në xhehenem.

[i] VËRTETË f. sh.

Diçka që është e vërtetë, ajo që përputhet me realitetin; fakt a diçka tjetër që nuk mund të hidhet poshtë, që nuk mund të mohohet, që është vërtet i tillë; diçka që është e sigurt dhe e saktë; kund. gënjeshtër.

E vërtetë e pamohueshme. Tha (tregoi) të vërtetën. Mbroj të vërtetën. E mbuloi (e fshehu, e shtrembëroi) të vërtetën. Si është e vërteta? E nxori në shesh të vërtetën. Doli në shesh e vërteta. Ia tha të vërtetën në sy. Më mirë një e vërtetë e hidhur se një gënjeshtër e ëmbël. fj.u.

Gjendja reale, kushtet e vërteta që na rrethojnë; realiteti objektiv.

E vërteta në jetë. Përshkruan të vërtetën.

3. filoz. Dije që e pasqyron drejt realitetin objektiv në ndërgjegjen e njerëzve, dije që përputhet me realitetin dhe është provuar në praktikë. E vërteta absolute dije e plotë, e gjithanshme dhe përfundimtare për realitetin objektiv, që nuk ndryshon me zhvillimin e mëtejshëm të dijeve dhe të praktikës. E vërteta objektive dije që përputhet me realitetin objektiv, që nuk varet nga subjekti dhe është vërtetuar nga praktika. E vërteta relative dije objektivisht e drejtë për realitetin, po jo e plotë, që me kalimin e kohës saktësohet, bëhet më e thellë e më e plotë.

4. Ide a tezë që shtjellohet ose që arrihet nga një shkencë e caktuar, që pasqyron drejt realitetin objektiv dhe vërtetohet nga praktika e nga përvoja e njeriut; gjykim a mendim i shëndoshë që përputhet me realitetin ose me faktet reale.

E vërteta historike. E vërteta matematike.

5. Diçka që është e drejtë, e mirë dhe në përputhje me moralin, ajo nga e cila njeriu duhet të udhëhiqet në punën dhe në veprimet e tij; e drejta.

Rruga e së vërtetës rruga e drejtë, rruga që të çon drejt së mirës e së drejtës. Jeton (rron) me të vërtetën jeton ndershmërisht, me drejtësi. Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del më not. fj.u. e vërteta del kurdoherë në shesh. (Shiko: “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” )

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit