Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e të riut V.S që ka ndodhur sot në Mitrovicë.
Sipas Policisë të arrestuarit janë V.B dhe H.V të dy të moshës 17 vjeçare.
“Një rast ‘vrasje e rëndë’ është raportuar sot rreth orës 09:45, ku fillimisht ishte raportuar për të shtëna dhe si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit, një person kishte mbetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, të ndodhur në rrugën ‘UÇK’ , në Mitrovicë”, thuhet në një komunikatë të Policisë.
Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes kuptojnë se pa shenja jete kishte mbetur viktima V. S. 22 vjeçar.
Nga procedimi i vendit të ngjarjes nga ana e hetuesve policorë dhe krim teknikët, si prova materiale janë gjetur dy gëzhoja, një shufër metali, një shkop druri.
Nga veprimet e deritanishme me autorizim të prokurorit janë arrestuar dy persona në cilësi të të dyshuarve, V. B. 17 vjeçar dhe H. V. 17 vjeçar, si dhe është konfiskuar një armë tytëgjatë e cila dyshohet se është përdorur në kryerje të veprës penale.
Veprimet hetimore janë duke vazhduar për të ndriçuar rrethanat e plota të veprës penale.