4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Versioni i Kurtit për Asociacionin, këto janë pikat kryesore të propozuara

Më të lexuarat

Kosova dhe Serbia nuk janë pajtuar të martën për draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ish Ekipi menaxhues ka prezantuar të martën në Bruksel versionin e tij, ndonëse nuk është bërë i ditur për publikun në Kosovë, ky version nuk është pranuar nga shteti i Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se versioni i publikuar nga Ekipi menaxhues dëshmon dëshirën për “Republika Srpska” në Kosovë.

Ky Ekip menaxhues në përbërje kishte edhe deputeten e Kuvendit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, raporton Telegrafi.

E pas takimit në Bruksel, ky ekip menaxhues sot me vendim të ministrit Elbert Krasniqi është liruar nga detyra.

Pas takimit të së martës në Bruksel, në orët e vona kryeministri Kurti ka publikuar versionin e tij që ka dhënë për Asociacionin, i cili përmban 10 pika.

Më poshtë mund të lexoni disa nga pikat që ka prezantuar Kurti dhe dokumentin e plotë (përkthim jozyrtar)

Vizioni i kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (27 shkurt 2023)

Do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës, në veçanti të Konventës Kornizë,

Do t’u ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetmenaxhimi,

Do të nxisë një projekt joterritorial, brenda të cilit të gjithë serbët në Kosovë janë funksionalisht të përfaqësuar në përputhje me parimin e barazisë para ligjit dhe jodiskriminimit dhe në bazë të të cilit të gjithë serbët në Kosovë realizojnë të drejtën e tyre të asocimit të lirë për të mbrojtur apo avokuar për të drejtat politike, kombëtare, kulturore, sociale, ekonomike dhe të drejtat e qëllime tjera

Do të parashohë një kanal të drejtpërdrejt komunikimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës, mes tjerash, përmes pjesëmarrjes në Këshillin Konsultativ për Komunitete,

Do të shfrytëzojë ligjet aktuale për të ofruar mundësinë për të ushtruar shërbime të caktuara jofitimprurëse, duke themeluar asociacione në fushën e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit si dhe asociacione studiuese dhe të llojeve të tjera për shprehjen, ushqyerjen dhe zhvillimin e identitetit serb,

Do të parashohë procedurën për t’u regjistruar me organin përgjegjës të Qeverisë së Kosovës për administrimin dhe procedurat e [përgjithshme për përputhshmërinë me ligjet në fuqi të Kosovës/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit