-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vërshimet në vend, Kurti: Qeveria do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, krahas vlerësimeve të dëmeve duhet dhe rivlerësim i sjelljes karshi mjedisit

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se ndihma për komunat e prekura nga vërshimet nuk do të mungojë për asnjë moment, por sipas tij, krahas vlerësimeve të dëmeve duhet të bëhet dhe rivlerësim i sjelljes karshi mjedisit dhe natyrës.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se duhet edhe hetim edhe për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit.

“Dëmet janë të mëdha, ndërsa rreziku nuk ka kaluar i tëri. Reagimi i  institucioneve shtetërore ka qenë i shpejt, solidaritet i madh dhe për fat të mirë pasojat ishin vetëm materiale…”, tha Kurti, duke treguar për veprimet që kanë ndërmarrë gjatë këtyre ditëve në terren.

Por, sipas tij, teksa po punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara, përveçse me pasojën, duhet të merren edhe me shkaktarët e vërshimeve.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, hedhja e mbeturinave në lumenj, prerja ilegale e pyjeve dhe mungesa e pyllëzimit, sistemet joadekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës dhe ndryshime klimatike padyshim që i kanë lehtësuar, shpeshtuar e shpejtuar përmbushjet në vendbanimet tona”, u shpreh Kurti.

Kreu i ekzekutivit të vendit më tej tha se krahas vlerësimeve të dëmeve duhet të bëhet edhe rivlerësim i sjelljes sonë karshi mjedisit dhe natyrës dhe në të njëjtën kohë të përmirësohet edhe reagimi për parandalimin e vërshimeve.

“Duhet edhe hetim edhe për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit. Nuk mjafton vetëm rimëkëmbja nëse nuk nxjerrim mësime…. Komunave, familjeve, bizneseve dhe qytetarëve nga zonat e prekura do t’iu qëndrojmë pranë përherë. Ndihma nga qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu e Podujeva bashkë do të ngritën”, tha ndër të tjera kryeministri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit