-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vërshimet në Amerikën Latine, evakuohen afër 120 mijë persona

Më të lexuarat

Më shumë se 100 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në kufijtë e Paraguait, Uruguait, Brazilit dhe Argjentinës për shkak të vërshimeve që kanë kapluar këtë territor ditëve të fundit.

Vërshimet janë shkaktuar nga rryma e ajrit, që quhet El Nino, ka bërë të ditur Zyra e Emergjencës së Paraguait, Qeveria e së cilës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi nga vërshimet janë goditur shtatë regjione të saj.

“Vërshimet janë shkaktuar direkt nga fenomeni El Nino, që ka intensifikuar frekuencat dhe intensitetin e reshjeve të shiut”, ka thënë Zyra e Emergjencës së Paraguait, raporton “The Guardian”.

Përveç dëmeve materiale të mëdha që janë shkaktuar deri më tani, ka pasur pasoja edhe në njerëz, të cilët kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, por ende nuk është konfirmuar numri i të vdekurve, transmeton Koha.net.

Në këtë vit, rrymat e El Ninos, i cili lidhet me ngrohjen globale, janë më të këqijat në këto 15 vjetët e fundit, ka konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO).

“Thatësirat e mëdha dhe përmbytjet shkatërruese që janë duke ndodhur në zonën tropikale dhe subtropikale janë veçori dalluese të El Ninos”, është shprehur Michel Jarraud, shef i WMO-së.

Vetëm në Paraguai raportohet të jenë zhvendosur rreth 90 mijë persona. Në Argjentinë rreth 20 mijë veta janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa rreth 9 mijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Uruguai.

Kurse zyrtarët nga Brazili kanë konfirmuar se rreth 38 qytete janë prekur nga vërshimet, duke lënë rreth 1.800 njerëz pa shtëpi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit