1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

Më të lexuarat

Një studim i ri tregon se përqindja e popullsisë globale që rrezikohet nga vërshimet, është rritur për gati një çerek prej vitit 2000.

Pamjet satelitore janë përdorur për të dokumentuar rritjen, e cila është shumë më e madhe sesa është parashikuar me modele kompjuterike.

Analiza e publikuar në revistën shkencore nature tregon se migrimi dhe vërshimet në rritje janë mbrapa rritjes së shpejtë.

Deri më 2030, më shumë miliona njerëz do të përballen me vërshime për shkak të ndryshimeve klimatike dhe atyre demografike, kanë thënë autorët e hulumtimit.

Këto parashikime kanë fituar vëmendje teksa një pjesë e botës është përballur me shkatërrime të mëdha të pronave, si pasojë e vërshimeve.

Pjesë të mëdha të perëndimit të Gjermanisë janë goditur nga shira të rrëmbyeshëm e të vazhdueshëm, në natën mes 14 dhe 15 korrikut, që kanë nxitur vërshime katastrofike, si pasojë e të cilave, deri në mesditën e 16 korrikut, mbi 100 njerëz kanë vdekur, dhe janë shkatërruar ndërtesa e janë përmbysur automjete. Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për qindra njerëz të zhdukur. Përmbytjet kanë shkaktuar vdekje dhe dëme edhe në Belgjikë. (Përgatiti: Trim Haliti)

Në Gjermani dhe Kinë, autoritetet kanë regjistruar viktima dhe dëme të mëdha si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Sipas hulumtuesve, rritja e mundësive për vërshime nuk është e njëjtë në secilin vend të botës.

Vendet më të ekspozuara janë konsideruar ato në Azi dhe Afrikën sub-Sahariane.

Kombet në Evropë dhe Amerikën Veriore është thënë se janë më stabile dhe rreziku është duke u ulur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit