1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Veriu, ‘parajsa’ kosovare e naftës së kontrabanduar (Video)

Më të lexuarat

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi të gjeturat e një hulumtim disamujor për kontrabandën me naftë në pjesën veriore të Kosovës.
Atje një litër “arit të zi” kushton 68 centë.

Emisioni paraqiti detajet për çmimet e naftës në veriun e Kosovës duke sjellë dëshmi filmimet për çmimet në këtë zonë. Shitësit e karburanteve janë filmuar duke treguar ofertat për naftë e cila varion nga 0.68 deri në 0.79 cent në shumicën e vendeve, në disa pika ka edhe naftë me çmimin e tregut në Kosovë.

Hulumtuesit kishin provuar edhe zyrtarisht të marrin shpjegime nga shitësit e këtyre pompave se çfarë nafte është ajo që shitet me atë çmim por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ata kishin vendosur që t’i filmojnë pa u treguar së janë gazetarë.

Emisioni dëshmon edhe paaftësinë e institucioneve të vendit për ta luftuar dukurinë e kontrabandës në veri. Dëshmitë se policia nuk reagon në rast të raportimit të kontrabandës.

Për Doganën e Kosovë, shitja e një litre naftë më këtë çmim është e pamundur në rast se paguhen dy tarifat e parapara për derivate.

“Në bazë të analizave që kemi marrë disa herë nga ato pompa dhe e kemi vërejtur së ajo naftë është një lloj vaji i kualitetit shumë të ulët”, thotë Adriatik Stavileci, zëdhdnës i Doganave të Kosovës.

Hulumtuesit e kishin shkuar për t’i parë disa nga rrugët në kufirin e Kosovës me Serbinë. Njëra nga rrugët kryesore nëpër të cilën futet nafta dhe mallrat tjera kontrabandë në Kosovë është rruga e njohur si “rruga Sharpell”, e cila gjendet jo shumë larg pikës kufitare të Jarinjës.

Rrugë të tjera të ngjashme që mundësojnë futjen e mallrave nga Serbia në Kosovë u hapën përgjatë gjithë brezit kufitar kur në bazë të marrëveshjes së për menaxhimin e integruara të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë u rikthye kontrolli në dy pikat kufitare të veriut, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo kontrabandë filloi të rritet pas djegies së dy pikave kufitare në veri të Kosovës më 19 shkurt të vitit 2008. Djegia e dy pikave mundësoi që kjo pjesë të mbetët jashtë kontrollit doganor deri në vitin 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit