Zyrtarët amerikanë thonë se administrata e Presidentit Barack Obama në orët e fundit të mandatit i kaloi në heshtje 221 milionë Dollarë Palestinës.
Zyrtari tha gjithashtu se ish-Sekretari i Shtetit John Kerry informoi disa ligjvënës para se të largohej zyrtarisht nga detyra për t’i lënë vendin pasardhësit.
Kongresi amerikan u vu në dijeni për këtë lëvizje të parave vetëm pak orë përpara se Donald Trump të betohej si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Financimi i Palestinës ka të ngjarë që të shkaktojë debate në Kongres si dhe në Shtëpinë e Bardhë, transmeton syri.
Donald Trump më herët ka premtuar se do të jetë një mbështetës i fortë i Izraelit dhe ka ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të vizituar Uashingtonin muajt e ardhshëm.