1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Veprat vlerësohen për nga fundi – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Sehël ibën Sadi, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Njeriu vepron vepra të banorëve të xhenetit, sipas asaj që u duket njerëzve, kurse ai është prej banorëve të zjarrit. Njeriu tjetër vepron vepra të banorëve të zjarrit, sipas asaj që u duket njerëzve, kurse ai është prej banorëve të xhenetit. (Buhariu)

Sqarimi i hadithit:

Për të kuptuar më mirë këtë hadith do sjellim një tregim, i cili ishte shkaku i thënies së këtij hadithi, tregim i cili nuk le hapësirë për pa qartësi në kuptimin e këtij hadithi.

Na rrëfen Sehël ibën Sadi, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte në luftë me idhujtarët. Pasi që përfundoi një betejë dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u kthy në kampin e vet, një njeri nga tabori i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ndiqte idhujtarët, ku do që ishin, të shkëputur nga grup ose individualisht dhe i godiste me shpatën e tij. çdo gjë që i doli para tij e mbyti. thanë: Sa trim qenka! Domethënë askush sot s’ka qenë i guximshëm sikur ai. E Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me shpallje nga Allahu tha se ai është banor i zjarrit. Një njeri nga të pranishmit tha: unë do ta shoqëroj. Do ta shoqëroj dhe do ta përcjellë që të shoh se cili do të jetë shkaku që ai do përfundojë një zjarr! Sepse veprimi i tij, sipas asaj që duket, është vepër e mirë! Kurse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha se është prej banorëve të zjarrit! Patjetër duhet të ketë ndonjë shkak të çuditshëm. Ky njeriu që doli ta përcjellë tregon se ecte bashkë me të në çdo cep, ku ecte, ecte me te, ku ndalej ai edhe ky ndalej me te, ku nxitonte, nxitonte me te. Në një moment u plago me një plagë të madhe dhe e përshpejtoi vdekjen. E morri shpatën e tij, tehun e shpatës e vendosi në mes gjoksit të tij, kurse dorezën e shpatës e vendosi në tokë dhe u shtri mbi te, e nguli shpatën në gjoksin e tij dhe e mbyti veten. Ky shoqëruesi i tij me vrap u kthye te pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut! E pyeti. pse? Ia tregoi këtë që kishte ndodhë. kur the se ai është banor i zjarrit, u erdhi rëndë njerëzve, e unë e morra përsipër të përcjellë veprimet e tija, deri sa u plagos rëndë dhe e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur shpatën në tokë dhe duke bërë vetëvrasje.

Atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha:

Njeriu vepron vepra të banorëve të xhenetit, sipas asaj që u duket njerëzve, kurse ai është prej banorëve të zjarrit. Njeriu tjetër vepron vepra të banorëve të zjarrit, sipas asaj që u duket njerëzve, kurse ai është prej banorëve të xhenetit. Buhariu

Hadithi na porosit:

Kujdes nga mashtrimi me veprat e dukshme.

Besimtari nuk duhet të mbështetet në veprat e veta, sepse mund ti ndryshohet gjendja.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit