0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Veprat e mira sekrete

Më të lexuarat

Dikush mund të sheh si kriminel

E dikush si njeri të devotshëm

Tjetri të sheh kështu e tjetri ashtu

Por e vërteta është se ti më së miri e njeh veten

Sekreti të cilin nuk e di askush tjetër është sekreti i raportit tënd me Allahun

Mos u mashtro me ata që të lavdërojnë e as me ata që të shajnë

Sepse e vërteta thotë: Njeriu më së miri e njeh veten!

بل الإنسان على نفسه بصيرة

Është shumë rezik njeriu të jetoj mes adhurimit dhe mëkatit, seps enuk e di se në cilën gjendje i vjen fundi, vdekja!

Bëri veprat e mira me sinqeritet jo që të shpëtosh prej tyre!

Kujdesu për nafilet për t’iu afruar Allahut, e jo për të nder të dikujt!

Ti ke nevojë të madhe për ato adhurime, kurse Allahu është i panevojshëm për adhurimin tënd!

Mos ki brengë dashurinë e njerëzve, sepse zemrat e njerëzve ndryshojnë; mund të dojë sot, e të urrejë nesër, por ki brengë si të dojë Zoti i njerëzve, sepse nëse Ai të do, i bën edhe zemrat e njerëzve të duan!

Harami mbetet haram edhe nëse të gjithë e veprojnë!

Mos lësho pe nga parimet tuaja, hiqu njerëzve, sepse do të llogaritesh vetëm!

Andaj qëndro në rrufë ashtu si je urdhëruar e jo ashtu si dëshiron.

Fshehi disa vepra të mira, të cilat nuk i di askush tjetër veç Allahut, sepse ashtu sikurse mëkatet në vetmi të shkatërrojnë ashtu edhe veprat e mira sekrete të shpëtojnë!

“Allahu është i kënaqur me besimtarët të cilët të dhanë besën nën hijen e pemës”

لقد رضي الله عن المؤمنين إذ يبايعونك تحت الشجرة

Mos u mashtro me vende luksoze, sepse konferenca historike më e madhe është mbajtë nën hijen e një peme!

O Allah! Ty ti kam lënë në Dorë çështjet e mia!

Një dijetar thoshte: kur kërkoj prej Allahut ndonjë nevojë dhe ma jep, gëzohem një herë, e nëse nuk ma jep, gëzohem dhjetë herë. Sepse e para është zgjedhja ime, kurse e dyta është zgjedhja e Allahut, Atij që e di të fshehtën!

Sa e bukur është besimi i paluhatur në Zotin e njerëzve!

 Allahu e di, e ne nuk e dimë!

Është përgjigja e plotë dhe më e mirë e dilemës: pse kjo më ndodh mua, sepse Allahu e di e ne nuk e dimë!

Dalja e disa njerëzve nga jeta jonë apo hyrja në te është mëshirë nga Zoti yt, mëshirë të cilën nuk mund ta perceptojmë përpos se me kalimin e kohës.

Vitet bëjnë shumë ndryshime, i ndryshojnë vijat e maleve, e si të mos ndryshojnë personalitetin e njerëzve?!

Po të dinim se si zhytemi në shpërblime pas sprovave nuk do të shpresonim largimin e këtyre sprovave shpejtë!

Allahu nuk ka marrë asgjë prej nesh përveç se të na jep edhe më shumë!

Andaj duhet ta presim kaderin duke thënë: elhamdulilah!

Selefi e porosisnin njëri tjetrin me tre porosi, të cilat nëse peshohen me ari, do të ishte pak:

1- Përmirëso gjendjen tënde me Allahun, të përmirësohet gjendja jote me njerëzit!

2- kush e përmirëson anën e brendshme të tij, Allahu ia përmirëson anën e jashtme të tij!

3- Kush preokupohet me ahiretin e vet, i mjafton Allahu për dynja e ahiret!

Humbja më e rëndë, lloji më i rëndë i humbjes është që Xheneti, i cili është i gjerë sa qiejtë dhe toka, të mos ketë vend për ty!

Shfrytëzo jetën! Jeta është nozulli më i mirë i yti për te Allahu!

Allahu më faltë mua dhe ty!

Lavdi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem!

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit