8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Veprat e mira i fshijnë të këqijat. Po të këqijat a i fshijnë veprat e mira?

Më të lexuarat

Pyetësi: Transmetohet se veprat e mira i fshijnë të këqijat. Po të këqijat a i fshijnë veprat e mira?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Veprat e mira i largojnë të këqijat dhe i fshijnë ato. Siç ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Falja e pesë namazeve, falja e xhumasë deri në xhumanë tjetër dhe agjërimi i Ramazanit deri në Ramazanin tjetër, janë shlyerës të gjynaheve, nëse ruhesh nga gjynahet e mëdha.”

Ndërsa të këqijat të fshijnë veprat e mira, kjo nuk ndodh. Pra, nuk i fshijnë të mirat. Por ato ditën e Kiametit kur të vendosen në peshoren e veprave mund të rëndojnë më shumë sesa veprat e mira. Allahu Madhëruar thotë: “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta.” (El-Enbija,47)

Pra, do të peshohen veprat e mira dhe të këqijat. E ndoshta veprat e këqia janë më të shumta sesa veprat e mira dhe personi meriton të futet në zjarr duke u dënuar në varësi të mëkateve të tij.

E ndoshta veprat e mira janë të barabarta me të këqijat dhe kështu njeriu është prej njerëzve të Arafit, të cilët i kanë të barabarta veprat e mira me të këqijat. Ata nuk futen në zjarr e as në xhenet vetëm kur të dëshirojë Allahu Lartësuar. Mbase janë më të shumta veprat e mira dhe njeriu është prej banorëve të xhenetit.”

Likaatul-babil-meftuh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit