8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vendoset nesër: A do të paraburgoset Nikolla Gruevski me bashkëpunëtorët!

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit nesër do të shpallë vendimet për paraburgimin eventual të Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Mile Janakieskit, Kirill Bozhinovskit, Martin Protogjerit ashtu siç kërkonte Prokuroria Speciale. Vendimet e Apelit vijnë pas ankesave të Prokurorisë Speciale ndaj vendimit të shkallës së parë që këta të akuzuar të mbeten vetëm pa pasaportë.

Ndërkohë që pritet vendimi i Apelit, Gjykata Supreme do të fillojë të shqyrtojë ankesat e PSP që kanë kaluar dy nivelet gjyqësore, dhe tani presin nga kryetari i Supremes Jovo Vangellovski të japë fjalën përfundimtare pro ose kundër paraburgimit të disa personave.

VMRO- DPMNE ndërkohë ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është politike dhe kontrollohet nga partia e Zoran Zaevit. Bojan Stojanovski nga VMRO, në një konferencë para Prokurorisë Speciale tha se të gjitha rastet e hapura nga PSP janë tërësisht konstruksione politike dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me drejtësinë.

BOJAN STOJANOVSKI, VMRO DPMNE

“Akuzat për të gjithë këto raste të hapura janë pa asnjë provë, janë me qëllim që të bëhet persekutim politik ndaj VMRO-së, I inspiruar nga LSDM. PSP përpiqej që me para të arrinte në deklerata të rreme me qëllim që ti vërtetonte rastet e montuara. Atje ku nuk mund të blinte, PSP shërbehej me frikësim dhe kërcënim ndaj personave me qëllim që ata të vërtetonin dicka që nuk kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë por eksluzivisht me politikën. Veprimet e PSP-së prej fillimit shërbejnë vetëm për përdorimin e LSDM-së, për nxirjen e kreut të VMRO DPMNE-së”.

Dje, gjykata bëri të ditur se shtatë të akuzuarit në rastin “Titanik” të cilët akuzohen për bashkim kriminel dhe krime zgjedhore kanë ngelur pa pasaportë dhe obligohen të paraqiten një herë në javë në gjykatë. Pa pasaportë mbeti Munir Pepiq, ish i punësuar në MPB i cili dyshohet të ketë shpërndarë letërnjoftime për banorët e Liqenasit të Shqipërisë. Jashtë shtetit nuk do të mund të dalin as Kosta Mitrovski, Leko Ristovski, Stanko Korunovski, Dalibor Aleshkoviq dhe Katerina Velovska.

Gjykata Penale deri tek tani ka shqiptuar vetëm tre paraburgime për ish shefin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së Goran Grujovski, për ish sekretarin e Qeverisë Kirill Bozhinovski dhe për të punësuarin në MPB Nikolla Boshkovski. Por me një praktikë të re, vendimi për paraburgim nuk u efektivizua menjëherë pasi interpretimi i Gjykatës Penale ishte se nëse ka ankesa duhet të pritet deri sa të merret vendimi në Gjykatën Supreme e tek pastaj nëse ka paraburgime personat ndaj të cilëve është caktuar kjo masë të shkojnë pas grilave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit