1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vendoset gurthemeli i Spitalit Pediatrik me vlerë ndërtimi 20 milionë euro

Më të lexuarat

Në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, sot është vendosur gurthemeli i Spitalit Pediatrik – Kirurgjik, ndërtimi i të cilit do të kushtojë 20 milion euro. Ky spital për fëmijë do të bëhet i mundur falë një ndihme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërtimi i spitalit që Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i kishte premtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, po bëhet realitet.
Sot në prani të Jahjagës dhe ministres së shtetit të Emirateve të Bashkaura Arabe, Al Shamsit, u vu gurthemeli për këtë spital, për të cilin presidentja e Kosovës tha se do të jetë më i miri në rajon.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve. Ne të gjihtë krenohemi me faktin se kemi rini por për fat të keq në Kosovë shohim shumë fëmijë që vdesin prej sëmundjeve.Duke parë këtë situatë dhe pamundesinë për të ofruar më shumë e kemi par të arsyshme për të kërkuar ndihmën e partnerëve tanë. Dhe me këtë ndihmë do ta bëjmë spitalin më të mirë në rajon”.
a
“Si grua, gruas i kam kërkuar ndihmën e Emirateve për ndërtimin e këtij spitali. Mbretëresha Fatima i ka kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit dhe mirëqenies së nënës dhe fëmijëve, dhe nuk ka hezituar që ta na ofrojë ndihmë. Ky spital do të përfundojë në vitin 2018 dhe vlera e donacionit është 22 milion euro”.
Ndërsa ministrja e shtetit nga Emiratat Arabe, e pranishme në këtë ceremoni, ka thënë se kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i shtetit të tyre, dhe ky projekt tregon thellësinë e këtij bashkëpunimi me Kosovën.
aa
Ndërsa, ministri Imet Rrahmani, duke e vlerësuar si moment të veçantë për shëndetin e vendit, ka thënë se kjo është një dhuratë e jashtëzakonshme për fëmijët e Kosovës. Ai ka falenderuar presidenten Jahjaga e cila ka arritur t’i bind Emiratat e Bashkuara Arabe për këtë donacion. /lajmi.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit