8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Vendimi SHBA-së i gabuar, Turqia do ta mbështesë Palestinën”

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Stamboll deklaroi se SHBA-të kanë marrë një vendim të gabuar për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, duke theksuar se Turqia kurrë nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Shtetit sot ka konfirmuar zhvendosjen e ndërtesës së ambasadës në Kuds, e cila do të hapet zyrtarisht më 14 maj, kurse ndaj këtij vendimi ka reaguar dhe ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu.

“Ky vendim i SHBA-ve është i gabuar, ne duhet të tregojmë qëndrim të përbashkët kundër këtij vendimi”, nënvizoi kreu i diplomacisë turke.

Ai theksoi se është e nevojshme të thuhet hapur se kohën e fundit në botën islame, veçanërisht në kuadër të Ligës Arabe, në këtë drejtim ka disa hezitime dhe madje edhe hapa prapa.

“Shohim se disa vende, duke hezituar nga SHBA-të, bëjnë hapa prapa për sa i përket mbështetjes së çështjes palestineze. Ky është një mendim i gabuar dhe gabim i madh. Historia dhe bota nuk do ta falë këtë”, ka thënë Çavuşoğlu.

“Dhe, kur askush të mos e mbrojë Palestinën dhe kur të gjithë të heshtin për çështjen e Kudsit, Turqia nuk do të heshtë, por do të vazhdojë të mbrojë çështjen e Palestinës”.

Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë më 6 dhjetor 2017, pati deklaruar se e njeh Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit