-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Vendimi i Trumpit, përgatitje për dëbimin e palestinezëve nga Kudsi”

Më të lexuarat

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve izraelite, palestinezët përbëjnë 37 për qind të popullsisë së Kudsit, ndërsa 324 mijë palestinezë kanë leje qëndrimi në Kuds

 

KUDS (AA) – SAID AMURI

Njohja e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka rritur shqetësimet e palestinezëve nga në lidhje me “aktivitetet e hebraizimit të Kudsit”. Siç theksohet, vendimi i SHBA-ve inkurajon Izraelin në “politikat e relokimit” të palestinezëve të Kudsit.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve izraelite, palestinezët përbëjnë 37 për qind të popullsisë së Kudsit, ndërsa 324 mijë palestinezë kanë leje qëndrimi në Kuds. Megjithatë, me mbështetjen e fundit të qeverisë amerikane, thuhet se Izraeli synon që këtë numër ta zvogëlojë nën 100 mijë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), banorët e Kudsit thonë se janë të brengosur se mund të ballafaqohen me shumë shkelje, përfshirë privimin nga dokumentet e banimit.

Zijad el-Hamuri, drejtori i Qendrës për të Drejta Sociale dhe Ekonomike në Kuds, thotë se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump ngërthen dimensione të ndryshme që mund të ndikojnë në jetën e banorëve të Kudsit dhe se ai, krahas kësaj, mund t’i ndryshojë edhe ekuilibrat politikë.

Projekti për vendosjen e të paktën 300 mijë hebrenjve në Kuds

Hamuri thekson se Izraeli ka pritur me padurim vendimin e SHBA-ve në mënyrë që ta zbatojë projektin për largimin e mbi 200 mijë palestinezëve nga Kudsi dhe vendosjen e të paktën 300 mijë hebrenjve. Sipas tij, në rast të zbatimit të këtij projekti, numri i palestinezëve në Kuds të zvogëlohet nga 37 për qind në 6-7 për qind.

Ai thotë se hapi i SHBA-ve për Kudsin ka inkurajuar Izraelin, duke mos pasur asnjë element pengues përballë politikës së tij për dëbim.

“Në Kuds aktualisht jetojnë 320 palestinezë me leje të përhershme qëndrimi. Izraeli po përpiqet që këtë shifër ta zvogëlojë nën 100 mijë”, thekson ai.

Hamuri e cilëson si mundësi të ulët që Izraeli t’u japë shtetësi palestinezëve të Kudsit, duke shtuar se SHBA-të kanë ngelur të vetme në platformën ndërkombëtare me vendimin e marrë dhe se kjo gjendje mund t’i ndryshojë ekuilibrat në çështjen palestineze dhe atë të Kudsit.

Nga ana tjetër, Emxhed Ebu Asab, kryetar i Komitetit të të Burgosurve në Kuds, thotë se “vendimi i Trumpit është përgatitje e hapur për planin e dëbimit të palestinezëve nga Kudsi”.

Ai thekson se hapi i SHBA-ve do të ndikojë negativisht edhe në arsimin, ekonominë dhe gjendjen sociale në Kuds dhe se ai do të rrisë edhe më tej paturpësinë e Izraelit para komunitetit ndërkombëtar.

Shqetësimi nga marrja e lejeve të qëndrimit nga palestinezët

Studiuesi palestinez, Tarik el-Bekri, vlerëson se banorët e Kudsit janë të brengosur nga gjendje në të cilën mund të bien në aspektin social dhe ekonomik.

“Për shkak të vendimit, Izraeli do të ketë arsyetim për çdo vendim që do ta merr në lidhje me palestinezët”, thotë Bekri, i cili konsideron se Izraeli do të ndërmarrë një sërë praktikash, siç është privimi i palestinezëve të Kudsit nga lejet e qëndrimit.

Po ashtu, ligjëruesi i drejtësisë në Universitetin e Birzeitit, Mahmud Ebu Savi, shprehet se vendimi i Trumpit do të ketë jo reflektime juridike, por politike.

Ai vlerëson se do të rriten politikat okupuese dhe qëndrimi racist i Izraelit kundrejt palestinezëve.

“Si një palestinez që jeton në Kuds, jam i brengosur për të ardhmen e fëmijëve të mi”, thotë Ebu Savi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit