9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vendimi i BE-së për vizat, reagon ambasadori gjerman: Më në fund!

Më të lexuarat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rohde në një postim në Twitter, ka shkruar se një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë.

“Më në fund, një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë!”, ka shkruar Rohde.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, u pajtuan këtë të mërkurë për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e heqjes së vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit