Arabia Saudite ndalon vizitorët që të marrin foto dhe video në dy xhamitë më të shenjta të Islamit, u tha në një deklaratë të lëshuar të enjten.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit saudit, vendimi për të ndaluar fotot dhe videot në xhaminë e Mekës dhe në atë të Medines, e njohur si “Xhamia e Profetit”, u mor nga Ministria e Jashtme saudite më 12 nëntor 2017.
Ndalimi, i cili zbatohet pavarësisht nga qëllimi dhe përfshin edhe përfaqësuesit e medias, u imponua për të mbrojtur dhe ruajtur vendet e shenjta, thuhet në deklaratë. Ndalimi vlen edhe për zonat përreth xhamive.
Autoritetet saudite përmendën shqetësimin e adhuruesve në xhami si një arsye tjetër për futjen e masës.
“Në rast të shkeljes së ndalimit, të vendosur për të siguruar kryerjen e adhurimit në mënyrë më të shëndetshme, mjetet e përdorura për fotografi dhe video do të konfiskohen dhe do të merren veprime ligjore”, thuhet në deklaratë.
Më parë këtë javë, një fotografi e një shtetasi izraelit në “Xhaminë e Profetit” shkaktoi bujë në mediat arabe dhe muslimane. /tesheshi.com/