11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Erdogan: ç’po ndodh me Perëndimin dhe pse ka një skenar për të ndarë botën islame

Më të lexuarat

“Perëndimi po eksporton elementet më të këqija në vendet islame në një përpjekje për të siguruar të ardhmen e vet”, tha së fundi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Sipas tij, Perëndim po braktis dalëngadalë vlerat e veta.

“Mosreagimi ndaj dhunës që po ndodh në Siri për shtatë vjet, trajtimi çnjerëzor i refugjatëve nëpët portat kufitare dhe gjenocidi ndaj popullatës Rohingia, ka zbuluar fytyrën e vërtetë të Perëndimit”, tha Erdogan njofton agjencia Anadolu.

“Islamofobia, neo-nazizmi dhe racizmi po fillojnë të zëvendësojnë gjithnjë e më shumë vlera të tilla si demokracia, të drejtat dhe liritë e njeriut në Perëndim”, shtoi ai.

“Perëndimi ka eksportuar të gjitha llojet e elementeve më të sëmura në vendet islame, në një përpjekje për të siguruar të ardhmen e saj”, tha kreu i shtetit turk. Ai përmendi në mënyrë specifike Shtetin Islamik (IS, ish ISIS / ISIL), Al-Kaidën, Boko Haram, YPG kurd dhe mbështetësit e klerikut të Turqisë në mërgim, Fetullah Gullen, të cilin Ankaraja e fajëson për një përpjekje të dështuar të grusht-shtetit, duke shtuar se “këto grupe e transformuan gjithë rajonin tonë në një kasaphanë të vërtetë.”

Erdogan paralajmëroi se “po realizohet një skenar për ndarjen e botës islame, muslimanëve, për shkatërrimin e vlerave të tyre dhe, më e rrezikshmja, për të ardhmen e tyre”. Dhe bota islame, sipas Erdogan, po kalon nëpër një periudhë të vështirësive viteve të fundit.

Pavarësisht se është anëtare e NATO-s dhe aleat i fortë i Perëndimit për dekada, Turqia ka pasur marrëdhënie të tensionuara me SHBA dhe BE në vitet e fundit. Ndër një mori çështjesh, përçarja me Uashingtonin karakterizohet kryesisht nga mosekstradimi i Gylenit në Turqi, si dhe për mbështetjen e aluduar amerikane ndaj YPG-së kurde, të cilën Ankaraja e konsideron si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Javën e kaluar, Turqia fajësoi NATO-n për njollosjen e udhëheqësve të saj, në të kaluarën dhe të tashmen, dhe tërhoqi trupat e saj nga stërvitjet në Norvegji, pasi themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk dhe Erdogan u shndërruan në një pikë qitjeje gjatë një manovre ushtarake. NATO kërkoi falje për incidentin, duke fajësuar një kontraktor civil norvegjez, i cili u shkarkua për gjestet e tij anti-turke. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit