Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.
Qalaj para deputetëve ka thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës.
“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në fakele gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj që ka bërë të ditur se Policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.
Vetëm një njeri që është shumë i ultë e bënë këtë gjë, si ka mundësi të barazojë shkruarjen në kafe me faljen e namazit nga ana e Policisë? Ai vetëm se e urren Islamin dhe prandaj bë kësi lloj pengesa për besimtarët musliman që janë pjesë e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jenë një institucion i besueshëm dhe sigurtë, që sa ti shoh qytetari të jetë i sigurtë dhe të ndiej atmosferën e miqësisë me të, e këtë e bënë duke u futur në xhami me uniformë.
10 minuta nuk janë asgjë pse polici futet në xhami për të kryer namazin. Dhe po ashtu po ta dijë Qalaj se Policët që falin namazin janë Policët më të rregulltë të shtetit të Kosovës, nuk do e bënte këtë gjë!
Qytetarët musliman, nga të gjitha strukturat shoqërore kërkojnë përkrahje dhe mbështetje nga Bashkësia Islame e Kosovës që ta ngris zërin për këto vendime skandaloze, që prekin direkt muslimanët e Kosovës. Nuk duhet heshtur aspak para këtij fenomeni që është kryekput kundër komuniteti musliman të Kosovës./KohaIslame.com/