Shkruan: Kastriot Rexhepi
Ja nisën te klubi i deputetëve për të bërë një marëveshje në Përzhinë (Fërgesë) të cilën asnjëherë nuk e realizuan. Më tutje kaluan një natë në Vodno (që në kohën time ishte sinonim i vendit ku bëheshin lidhjet e mfshefta larg syve të shumta) për tu kthyer klubit të deputetëve një vend që u bë i njohshëm nga foto dhe video materialet ku dy liderët e partive shqiptare pinin cigare bashkë duke luajtur lojën pozitë-opozitë për ti dhënë legjitimitet marëveshjeve që do dilnin prej saj.
Dhe kur të gjithë shpresuam se votuesit turistik që i vozitnin me autobusë prej vend votimi në vend votim si dhe ato të cilëve ju jepej letra e njoftimit aty për aty në kafene përballë ambasadës në Tiranë do të eliminohen dhe më nuk do të ketë votues të shënuar në një adresë nga 30-40 për të patur një proces zgjedhor që do reflektonte vullnetin e popullit si po kalon koha po shohim se pazarllëqet e partive të bllokut maqedon me prezencë të statistëve shqiptarë do të rezultojë me fshirje dhe anulim të votuesve shqiptarë që do rezikonte edhe dy komuna urbane si Struga dhe Kërçova që mos të udhëhiqen nga shqiptarë në të ardhmen.
Në vend se të mbrinte dënimi individët që kanë abuzuar sistemin si dhe procesin elektoral për përfitime individuale dhe të një grupi të vogël, në vend të kësaj fajtorë të parregullësive do të dalin shqiptarët si kolektivitet.
Kjo bëhet shumë lehtë kur nuk ke regjistrim popullate që ishte një nga pikat e para të platformës Ridefinimi por ja që nuk pati vullnet të meret parasysh edhe pse shumica e pikave tjera janë ose po bëhen pjesë përbërëse e çfarëdo marëveshjeje për dalje nga kriza.
Pa regjistrim popullate çdo herë do të manipulohet me numra. Çdo herë do të manipulohet që shqiptarët janë pak. Dhe si po kalon koha dhe faktori ndërkombëtar si duket po humb durimin dhe mundohet ta mbyllë këtë çështje sa më shpejt duke mbetur në 4 subjekte politike vetëm, edhe pse përqindja e daljes në zgjedhje nuk paraqet shumicën e popullatës në vend.
Pa kyçje të subjekteve jashtë kësaj katërshe ku ka subjekte që kanë sjellë deri te kjo situatë si dhe subjekte që janë dëshmuar sado të jenë të armiqësuara njëra me tjetrën kanë bashkëpunuar shumë lehtë kur është dashtur që të mos fitoj kandidat shqiptar nuk mund të shohim dritën në fund të tunelit.
Nuk kyçën as sektorin civil as parti tjera. A po përsëritet përsëri një skenar kur do kemi marrëveshje që do ti konvenojë vetëm palëve në bisedime dhe a mund ti besohet faktit se këto palë do na sjellin zgjidhje të mirë afat gjatë nga kriza? Unë nuk besoj po ju?