1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vendi tipik europian: zbrazje kishash, shtim xhamish!

Më të lexuarat

Më shumë se 90,000 austriakë u larguan nga Kisha Katolike

Në Austri, më shumë se 90,000 të krishterë u larguan nga Kisha Katolike në vitin 2022, që dyshohet se është numri më i lartë vjetor në historinë e vendit.

Në një deklaratë të Agjencisë për Statistikat e Kishës Katolike, thuhet se vitin e kaluar 25 për qind më shumë të krishterë u larguan nga kisha në krahasim me vitin 2021.

Thuhet se, përveç COVID-19 dhe kushteve ekonomike, sekularizmi në rritje në të gjithë Evropën luajti një rol vendimtar në prishjen e marrëdhënieve me Kishën.

Kisha Katolike në Austri, e cila ka një popullsi prej afërsisht nëntë milionë banorësh, ka 4,733,174 anëtarë dhe raportohet të ketë shënuar një rënie prej 1,96 për qind të popullsisë katolike në vitin 2022, ku 90,808 njerëz “u larguan” nga kisha.

Është thënë se numri i atyre që janë larguar nga kisha në vitin 2021 ka qenë 72.222, dhe akuzat për ngacmim seksual kanë qenë vendimtare në atë periudhë.

U theksua se numri i katolikëve, grupi më i madh fetar në vend, vazhdon të zvogëlohet dhe grupi i dytë më i madh përbëhet nga personat që nuk deklarojnë besimet e tyre fetare. Gjithashtu u tha se po rritet numri i muslimanëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit