Vendet e G7 (të përbëra nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania) i bënë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në lindje të Ukrainës, të monitorojë kanalet diplomatike dhe të respektojë angazhimet ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve ushtarake.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të jashtëm të G7, të mbajtur në Liverpool të Anglisë, bëri një deklaratë e përbashkët për Rusinë dhe Ukrainën.
Në deklaratën ku zë vend shprehja “Ne jemi të bashkuar në dënimin e grumbullimit të trupave të Rusisë dhe retorikës së saj agresive kundër Ukrainës”, bëhet e ditur se ashtu siç bëri presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin më 7 dhjetor, Rusisë i është bëri thirrje të ulë përshkallëzimin e tensioneve, të ndjekë rrugët diplomatike dhe të respektojë angazhimet ndërkombëtare për transparencën e aktivitetit ushtarak.
Deklarata rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë në formatin e Normandisë për zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës.
Duke nënvizuar se çdo përdorim i forcës për të ndryshuar kufijtë është “absolutisht i ndaluar” sipas ligjit ndërkombëtar, në deklaratë shkruhet: “Rusia nuk duhet të dyshojë se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto serioze. Ne riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të drejtës së çdo shteti sovran për vetëvendosje. Ne vlerësojmë qëndrimin e kujdesshëm të Ukrainës. Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë për përgjigjen tonë të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse.”