Disa banorë serb që jetojnë në jug të vendit, konkretisht në fshatrat Gojbulë e Bajnska në komunën e Vushtrrisë, po pranojnë ndihma financiare nga Rusia.
Përfaqësuesi i Gojbulës, Bratislav Kostiq, thotë se banorët janë të harruar nga institucionet andaj paratë nga rusët si ndihmë humanitare janë të mirëpritura.
Në fakt këtë aksionin e quajtur humanitar që po shpërndan para nga Rusia për fëmijët serb të Kosovës e udhëheq murgesha Irena nga Manastiri i Graçanicës.
Por zyrtarë qeveritarë i thanë Klan Kosovës se nuk kanë informacione lidhur me këto ndihma.