Kujtohen krimet e serbëve në Bosnjë, përmenden dhe shqiptarët
Nën dritën e asaj çfarë po ndodh në Ukrainë, ku një ditë më parë, një masakër e rusëve në civilë, në Bocha afër Kievit, u quajt dhe si një “Srebrenicë e re”, boshnjakët po sjellin në kujtesë atë çfarë ndodhi me ta prej vëllezërve rusë, serbëve.
Kujtohet Bijeljina, aty ku ndodhi dhe masakra e parë e Bosnjës, dhe ku madje serbët u futën deri në xhami, duke pozuar triumfin e tyre makabër.
Për më tepër, kjo ka ndodhur në kohë Ramazani, në natën e 28 madje, në fundin e këtij muaji agjerimi.
“Atë natë të 31 marsit, lufta, në formën e Zeljko Raznatovic Arkan, trokiti në derën e boshnjakëve, kroatëve, shqiptarëve, romëve dhe serbëve pro-boshnjakë të Bijeljinës. Duart e zhveshur, të pavetëdijshëm për realitetin, boshnjakët dhe bijelianët e tjerë pro-boshnjakë nuk ishin të gatshëm t’u kundërviheshin…”, thuhet në një shkrim kujtesë për të djeshmen tragjike të Bosnjes, atë që po përjeton sot Ukraina. /tesheshi.com/