Organizata Vëllazëria Muslimane (Ihvan) në Egjipt ka akuzuar policinë për vrasjen e dhjetë të rinjve egjiptianë në mënyrë jashtëligjore
KAJRO (AA) – Organizata Vëllazëria Muslimane (Ihvan) në Egjipt ka akuzuar policinë për vrasjen e dhjetë të rinjve egjiptianë në mënyrë jashtëligjore, raporton Anadolu Agency (AA).
Reagimi i Ihvanit vjen pasi dje forcat e sigurisë së Egjiptit deklaruan se kanë vrarë nëntë persona gjatë një bastisjeje policore në një apartament në Giza.
“Ekzekutimi jashtëgjyqësor i të rinjve në Egjipt, zbatimi i ligjeve të xhunglës në vend dhe vazhdimi i një politike shtetërore të prishur e çojnë vendin drejt një boshllëku”, ka thënë zëdhënësi zyrtar i Ihvanit, Talat Fehmi përmes një deklarate me shkrim.
“Gjaku i dhjetë të rinjve që humbën jetën nuk do të harrohet me kalimin e kohës”, ka shtuar ai.
Ndryshe, institucionet e të drejtave të njeriut në Egjipt i akuzojnë forcat e sigurisë për “eliminim të civilëve të paarmatosur gjatë arrestimit”.