4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vëllazëria fetare – Justinian Topulli

Më të lexuarat



Të gjitha besimet fetare universale në botë, e njohin vëllazërinë në besim, qoftë edhe jashtë vëllazërisë fisnore apo kombëtare. Të vetmet besime që e kufizojnë vëllazërinë brenda fisit apo kombit janë një pjesë e besimeve pagane apo edhe ndonjë fe me origjinë hyjnore, por e devijuar nga dora njerëzore.
Besimi fetar mes njerëzve -i vjetër sa vetë bashkësia njerëzore- ka qenë që në fillimet e tij një forcë vëllazëruese mes njerëzve në atë besim, padallim fisi, race apo kombi. Idologjitë denatyruese moderne si nacionalizmi janë ato që e kufizojnë vëllazërinë vetëm brenda fisit dhe kombit apo brenda një klase të caktuar sociale, siç bën marksizmi. Kush mendon se mund t’i diktojë besimtarëve pikëpamje laike moderne, nacionaliste apo marksiste, mbi vëllazërinë fetare gënjen veten dhe harron se pikëpamjet fetare janë më të vjetra madje se edhe vetë qenia njerëzore dhe se ato i kanë mbijetuar dhe i mbijetojnë çdo kohe. Njerëz të tillë të përkohshëm thjesht vetëm sa bëhen qesharak me teza të tilla dhe vulosin dështimin e tyre, që nuk sheh përtej dritëshkurtisë miope të ideologjisë së tyre .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit