0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vëllau dhe daja i viktimave, Dauti: Ja si “Exheli” më detyroj ta ndërroj rrugën e të vdesin motra dhe nipi

Më të lexuarat

Mensur Krasniqi

Vëllau dhe daja i viktimave nga përmbytjet e vërshimeve nga rreshjet e shiut në Hasanbeg, Zemrijetës dhe Endrit Sinanit 7 vjeçar nga Hasanbegu, Dauti në një prononcim për portalin Almakos ka rrëfyer ngjarjen e natës së 6 gushtit me ç’rast përveç dy fëmijëve më të vegjël, nuk arriti të shpëtonte mbesën e madhe dhe motrën e tij.

Ai për herën e parë sqaroi se si kishte arritur afër shtëpisë së motrës në Hasanbeg, mirëpo kishte qenë një njeri i cili e ka udhëzuar të kthehet nga ana tjetër e lagjes ngase e tërë lagjeja po fundosej në ujë. Me ndërrimin e kahjes së rrugës daja Dauti thotë se gjeti “exhelin”.

“Ashtu siç isha duke u kthyer me motrën dhe fëmijët e saj nga fshati Grushinë në Hasanbeg, me të arritur afër shtëpisë shiu nuk ndalej. Ndërkohë një njeri më ndali dhe më tha kthehu nga rruga tjetër sepse këndej gati se po mbushet e tërë lagjja me ujë. Ky njeri që më thoshte ndërroje kahjen, sikurse të më kishte thënë shko te egjeli. Po ashtu ka qenë e shkruar nga Zoti dhe unë i rrash rrugës nga ana tjetër, ku nga vërshimet e mëdha mu praptua vetura, dhe nuk arrita ta shpëtoj motrën dhe mbesën e madhe, po elhamdulilah këto dy mbesat tjera janë shëndosh e mirë”, shprehet daja Dauti.

Poashtu Dauti ndjehet falënderues ndaj Zotit ngaqë ia ka mundësuar të qëndroj mbi qati me orë të tëra duke mbajtur në dorë dy fëmijët tjerë të motrës.

“Sikurse tani të më thotë dikush të ngjitem mbi atë kulm nuk do mundesha, nuk e di si ma mundësoi Zoti të qëndrojë lartë si në tokë të rrafshtë”, vazhdon rrëfimin e tij Dauti.

Endriti dhe nëna e tij Zemrijeta kishin pësuar teksa po ktheheshin nga fshati i lindjes së Zemrijetës me makinë të cilën e kishte vozitur vëllai i saj Dauti. Dautin gjatë gjithë kohës ee vret fakti që nuk ka arritur ta shpëtojë motrën dhe nipin por në tentativë për të shpëtuar dy fëmijët e tjerë të motrës, Rinorin 4 vjeçar dhe Qefserin 9 muajshe, i kishin ikur nga dora Zemrija dhe Endriti. Ai gjithashtu përshkruajti momentin kur era e fortë dhe uji e kishin përplasur makinën e cila ishte stërmbushur me ujë, ndërsa thirrja e fundit e Zemrijetës ka qenë, vëlla ndihmom./ Almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit