14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Vdiq në burg, por kush ishte opozitari rus Alexei Navalny

Më të lexuarat

I lindur në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë ndoshta kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin.

Aktivizimi i tij politik, duke përfshirë hetime të gjera për korrupsionin e nivelit të lartë dhe kandidimin për të qenë kryebashkiak i Moskës, i dha atij famë dhe shumë besonin se ai përbënte një kërcënim për Putinin.

Ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë ndërsa në gjendje koma u dërgua për shërim në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ekipi i tij akuzoi Kremlinin, një akuzë që e mohoi Moska.

Mjekët gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor i kohës sovjetike – dhe shërimi i tij zgjati me muaj.

Pavarësisht rrezikut, Navalny zgjodhi të kthehej në Rusi, ku më vonë u arrestua dhe u dënua me akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht dhe mbeti në burgjet ruse deri në vdekje.

Ndryshe, udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, e ka fituar Çmimin Sakharov, një shpërblim prestigjioz që ndahet nga Parlamenti Evropian për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit