2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vdiq gjenerali pakistanez që ndihmoj Bosnjën me raketa në kohën e embargos globale

Më të lexuarat

Ka vdekur gjenerali pakistanez Xhavid Nasir, mik i madh i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe i Boshnjakëve, njeri që armatosi Armatën e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës me raketat e drejtuara kundër tankeve, “Shigjeta e Kuqe”.
Pak boshnjakë e dinë kush ka qenë gjenerali Xhavid Nasir dhe sa ka kontribuar në mbrojtjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjenerali Nasir atëherë ishte në krye të agjencisë ushtarake të inteligjencës pakistaneze, ISI.

Sipas dëshmive të tij, të cilat i paraqiti në dokumentet që i dorëzoi gjykatës antiterroriste në qytetin pakistanez Lahore më 23 tetor 2002, gjenerali Nasir, pavarësisht embargos së imponuar nga OKB-ja për armët për vendin tonë, me anë të ajrit i transferoi me sukses raketat e drejtuara kundër tankeve “Shigjeta e Kuqe”.
Siç theksoi në atë dëshmi, gjenerali nuk mund të duronte më vuajtjet e myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, por gjithashtu heshtjen e padrejtë të Europës dhe Perëndimit.
Gjenerali Rasim Deliç njëherë deklaroi: “Mjetet që erdhën nga Pakistani përcaktuan fatin e mbrojtjes tonë. Këtë e them me besim. Le të themi, sistemet kundër tankeve TF8, “Shigjeta e Kuqe”, e ndryshuan situatën në luftën kundër tankeve. Kur këto sisteme arritën në front, tanket e agresorëve u bënë topa, nuk lëviznin më dhe nuk mund të na afroheshin më”.

Gjenerali Xhavid Nasir, për shkak të ndihmës që i dha Bosnjës dhe Hercegovinës, u vu në shënjestër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkuan nga Pakistani që ai të hiqej menjëherë nga posti i kreut të agjencisë ushtarake të inteligjencës ISI.
Gjithashtu, Tribunali i Hagës kërkoi nga Pakistani të dorëzonte gjeneralin Nasir për mbështetje ndaj Armatës së RBiH.
Lutemi Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë gjeneralin Xhavit Nasir me xhenetin firdeus për gjithçka që ka bërë për mbrojtjen e popullit tonë dhe vendit tonë. ( portali Saff)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit