Një punëtorë i kompanisë “Bechtel & Enka” ka humbur jetën në vendin e punës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt.
“Ka qenë punëtorë i sigurimit, ai ka ndërruar jetë pas një alivanosje që e ka pas në punë. Rasti nuk cilësohet si i dyshimtë, por duhet të zhvillohen procedurat hetimore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëjnë të ditur në Polici raporton Klan Kosova.
I riu është nga Kaçaniku, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot. /tg