Një grua ruse e cila e pranoi Islamin, e cila e përktheu Kur’anin në gjuhën ruse vdiq në moshën 79 vjeç.
Sipas RT Arabisht, Valeria Porokhova vdiq të hënën.
Përkthimi i saj i Kur’anit është përshëndetur si një nga përkthimet të bukura që ka mbetur shumë besnik ndaj tekstit origjinal.
Porokhova lindi në Tsarskoye Selo, Rusi. Ajo ishte e krishterë ortodokse që përqafoi Islamin pasi u martua me një studiues musliman nga Siria dhe u transferua në Damask në vitin 1985.
Atje ajo filloi të punojë në përkthimin e Kuranit. Përkthimi ishte ne mbikëqyrje nga studiues nga Siria dhe vendet e tjera arabe.
Ekspertët e famshëm islamikë vërejnë se përkthimi i saj i Kur’anit nuk është vetëm i saktë, por është bërë edhe në formë poetike. Ky perkthim është më afër origjinalit se të gjitha përkthimet e mëparshme ne gjuhen ruse. Përkthimi i Kur’anit u përfundua në vitin 1991 dhe u dërgua në Akademinë Islamike Al-Azhar për shqyrtim.
Ajo tha në një intervistë në vitin 2011, “Kur lexova Kur’anin, u ndjeva e dashuruar me të, gjë që më bëri të përktheja atë në rusisht”. Ajo gjithashtu pranoi se gjeti shumë vështirësi, por studiuesit si Shejh Ahmed Kaftaro, ish Myftiu i Sirisë dhe djali i tij Shejh Mahmoud Kaftaro e ndihmuan atë shumë në punën e saj.
Burimi: IQNA