4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Vdes në moshën 106-vjeçare Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë, kishte agjëruar mbi 90 ramazana (Video)

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare, Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë

Ai ishte njëri ndër personat më të moshuar në Kosovë, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja Neziri. Plaku nga Remniku që jetoi më shumë se një shekull, ditëve të fundit nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

106-vjeçari në jetën e tij rrëfente se kishte përjetuar tri lufta, teksa ka treguar se si e kishin varrosur për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesit bullgarët në rinin e tij.

Plaku kishte treguar se gjatë jetës kishte agjëruar mbi 90 ramazana. Ai tregonte se edhe babai i tij kishte jetuar mbi 115 vjet.

Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, familja Neziri ka njoftuar se gjyshi i tyre do të varroset me një ceremoni vetëm nga rrethi i ngushtë familjar

video:

https://www.facebook.com/watch/?v=348233569095617

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit