Gruaja më e vjetër në botë, Tomiko Itooka, ka vdekur në moshën 116-vjeçare, raportoi media japoneze.
Itooka ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh në provincën perëndimore Hyogo, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
Itooka, e lindur më 23 maj 1908, u bë personi më i vjetër i gjallë në Japoni në dhjetor 2023 pas vdekjes së Fusa Tatsumit, 116 vjeçe, në Osaka.
Shtatorin e kaluar Itooka u njoh si personi më i vjetër i gjallë në botë nga Rekordet Botërore Guinness pas vdekjes së mbajtëses së mëparshme të rekordeve, Maria Branyas Morera, 117 vjeçe, nga Katalonia, Spanjë, tha Kyodo.
/trt BALLKAN/