-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vdes baba i Halil Matoshit, Allahu e mëshiroftë

Më të lexuarat

Të dielën është ndarë nga jeta Hazir Matoshi ndryshe babai i publicistit e gazetarit Halil Matoshi.Hazir (Hajdin) Matoshi u lind me 1916, në fshatin Gmicë të Kamenicës. 

Haziri ishte nismëtar i një familje të madhe, ai ka 9 fëmijë, në mesin e të cilëve edhe publicisti i njohur Halil Matoshi, dhe jo më pak se 83 nipa, mbesa, stërnipa e stërmbesa.

Gjatë kësaj moshe gati njëshekullore, ai ka qenë dëshmitar i zhvillimeve të mëdha botërore. Aeroplani, televizori, telefoni e deri tek interneti, të gjitha janë shpikje të kohës së tij.

“Në jetë mund t’i veçoj tri gëzime të mëdha. Lindja e djalit të parë, Mustafës, kthimi i djalit tjetër, Halilit, nga burgu i Pozharevcit pas luftës, dhe çlirimi i Kosovës, janë përjetimet më të mëdha të jetës time”, kishte thënë Haziri kur kishte 98 vjeç.

Njoftimi i plotë i Halil Matoshit:

Sot na e dha lamtumirën e fundit, Shpirtmadhi Baba Ynë:

Hazir (Hajdin) Matoshi 1916 – 2016

Krenar që patëm një babë të drejtë, guximtar e të ditun! 

Baba Hazir na rriti me krahët e tij, na e mësoi drejtësinë dhe mirësjelljen, na shkolloi dhe na frymëzoi për me jetue e punue ndershem dhe me u kryengritë për liri – i paharrueshëm ka me qenë kujtimi i Tij – ndër brezat e Familjes Matoshi;

Njoftojmë farefisin, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Hajvalisë.

* Poashtu e pamja bëhet në shtëpinë familjare në Hajvali nga e hëna deri të premten!

Bablok, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Familja Matoshi

Ditëlindja e 99 – Hazir Matoshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit