1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Vdes” 36 herë brenda një viti!

Më të lexuarat

Sara Brautigam, anglezja 21-vjeçare është deklaruar e vdekur 36 herë vetëm në një vit.
Ajo vuan nga sindroma kardiake, ku në disa raste mund të bëjë që zemra të ndalë për disa minuta.
“Një herë ajo ndaloi përreth gjysmë ore”, tregon gruaja.

Mundësia për të “vdekur” vazhdimisht ia ka bërë jetën të vështirë vajzës, por pavarësisht kësaj ajo nuk dorëzohet.

Rreth 4 vite më parë mjekët zbuluan problemet me zemrën e Saras. Atë kohë ajo stërvitej si kanioniste dhe ëndërronte që një ditë të hynte në ushtri, por më pas u detyrua që të ndalej.

Nuk mund të bënte më sport dhe të shpresonte që të kishte një punë.

“Shtova peshë sepse nuk mund të lëviz. Mjekët më thanë që të mos drejtoj makinën. Lajmi për sëmundjen time, ishte një lloj sikur ta shihja të gjithë jetën time duke u larguar nga unë. Humba shumë miq që kur mora vesh për sëmundjen time. Duket se të gjithë ishin të zënë me jetët e tyre”.

Për një vit të tërë, Sara i ka shpëtuar vdekjes rreth 36 herë, duke kuptuar se çfarë do të thotë që të ndahesh nga jeta.

“Fillimisht ka disa shenja dhe janë të njëjta. Zakonisht ndihem e lodhur e konfuze. Ndihem e përgjumur. Dëgjoj gjithçka që ndodh rreth meje dhe kam ndjesinë e të ulëriturit ndonëse nga goja ime nuk del zë. Të gjithë thonë se kur vdes, dëgjimi është gjëja e fundit që të braktis. Këtë gjë e kam provuar në lëkurën time. Edhe kur rizgjohem ndihem e lodhur. Ndonjëherë kam gjetur në trupin tim shenja të nxira, sepse mjekët përpiqen të më sjellin në jetë duke më shkaktuar dhimbje”, thotë Sara Brautigam.

Andaj sipas këtij lajmi, njeriu nuk vdes kur i ndalet zemra po kur i del shpirti./mapo.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit