3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vdekja e papritur e gazetarit të njohur rus: kush ishte Andrei Babitsky

Më të lexuarat

Një pjesë e karrierës u shkoi në luftra

Korrespondenti rus i luftës Andrei Babitsky ka vdekur në moshën 57-vjeçare në shtëpinë e tij në Donetsk, në Ukrainën lindore.

Babitsky, një figurë kontroverse, u bë i famshëm kur mbuloi dy luftërat çeçene në emër të Radio Evropa e Lirë. Ai u kap nga forcat ruse dhe iu dorëzua çeçenëve, një shkëmbim që u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

“Raportet e tij provokuan kritika të forta nga autoritetet ruse,” tha stacioni në një deklaratë.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Babitsky mbrojti fuqishëm luftën e separatistëve rusishtfolës në Ukrainën lindore, ndërpreu lidhjet me Radion Evropa e Lirë dhe në vitin 2015 u vendos në Donetsk, një nga bastionet e rebelëve. Ai shkroi shumë artikuj duke kritikuar Kievin dhe pozicionet e tij liberale.

Sipas kanalit televiziv Oplot (“Bastioni”) të Rajonit Autonom të Donetsk-ut, ku Babinsky po prezantonte një emision, gazetari “vdiq mbrëmë në banesën e tij”. Media të tjera raportuan se ai vuante nga zemra.

Në vitin 1987 ai filloi të punojë në Radio Evropa e Lirë dhe u shqua kryesisht për pasqyrimin e grushtit të shtetit të vitit 1991. Mes viteve 1994-96, ai pasqyroi luftën e parë çeçene, duke denoncuar vuajtjet e civilëve dhe veprimet e ushtrisë ruse, tema që ishin heshtur në televizionin publik rus. Në vitin 2000, gjatë Luftës së Dytë Çeçene, ai u kap nga forcat ruse, të cilat më vonë e shkëmbyen me dy ushtarë rusë të kapur nga çeçenët.

Shtetet e Bashkuara e dënuan shkëmbimin, i cili u transmetua në televizionin rus, me arsyetimin se Babitsky nuk ishte një luftëtar. Vetë gazetari, megjithatë, shpjegoi se e pranoi sepse kjo “do të ndihmonte në lirimin e ushtarëve të kapur”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit