0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vdekja brutale e Mussolinit dhe lidhja me vetëvrasjen e Hitlerit

Më të lexuarat

Si sot 71 vjet më parë, partizanët nëpër pyjet e Italisë veriore ekzekutuan në mënyrë të pashpirt Benito Mussolinin pasi arritën të pengonin përpjekjen e diktatorit për t’u arratisur përmes kufirit me Zvicrën.

“Mund ta imagjinoni gjendjen e shokut kur ata e gjetën atë. Nuk dinin se çfarë të bënin me të”, tha për Foreign Policy, profesor David Kertzer — libri i të cilit “The Pope and Mussolini”, fitoi një çmim Pulitzer javën e kaluar.

Partizanët e qëlluan Mussolinin së bashku me ndihmësen e tij e tij të re, Claretta Petacci, dhe ia dhanë trupat e tyre një turme të inatosur, e cila i përdhosi kufomat dhe i vari ato me kokë poshtë te Piazzale Loreto në Milano, për t’i shfaqur dhe për t’i ruajtur.

Mussolini dhe Petacci i përgëzuan autoritetet ushtarake amerikane kur mbërritën në qytetin, ku diktatori kishte udhëhequr si një kukull e nazistëvenë të gjithë territorin e tij deri në ditën më të hidhur. Disa ditë më parë, ishin trupat e disa partizanëve që ishin varur në të njëjtin shesh.

Mussolini e udhëhoqi Italinë që prej vitit 1922, dhe duke nisur që nga 1925-a si një diktator fashist, ai predikonte një propagandë të kultit që shpesh fokusohej te trupi i tij, përfaqësimi i së cilës mbizotëroi kulturën vizuale të vendit. Vdekja e tij u shënua nga e njëjta shprehje.

“Prania e tij e kudondodhur bëri që ai të dallohej ditën e nesërme të varjes, pavarësisht shpërfytyrimit të trupit të tij”, tha Kertzer.

Disa historianë tani besojnë se vdekja e Mussolinit ndikoi gjithashtu te vendimi i Adolf Hitlerit për të kryer vetëvrasje dhe që t’ia digjnin trupin në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, edhe pse historiani Hugh Trevor-Roper argumenton në librin e tij, The Last Days of Hitler, se lajmi që mbërriti nga Milano thjesht sa e përforcoi edhe më shumë atë që ai e përhskruan si “një vendim i pakthyeshëm i vendosur që më parë”.

Lajmi për vdekjen poshtëruese në publik të Mussolinit i mbërriti Hitlerit në radio një ditë më pas, më 29 prill 1945, në Führerbunker-in e nëndheshëm në Berlin, ku ai u izolua dy javë teksa forcat sovjetike i afroheshin kryeqytetit gjerman.

“Kjo nuk do të më ndodhë kurrë mua,” tha Hitleri lidhur me mënyrën se si do të vdiste, sipas deklaratës së bërë nga zyrtari i lartë nazist Hermann Göring që u botua në një gazetë të 1946-s që i referohej gjyqit të Nurenbergut. Të njëjtën ditë, Hitleri përpiloi amanetin e tij. “Nuk dua të përfundoj në duart e një armiku që kërkon një spektakël të ri të organizuar nga çifitët për të zbavitur masat e tyre histerike”, shkruajti ai.

Më 30 prill, Hitleri i tha lamtumirë rrethit të tij të ngushtë, që përfshinte zyrtarin e lartë Martin Bormann dhe Ministrin e Propagandës Joseph Goebbels. Me rusët thuajse në dyert e tij, Hitleri dhe e dashura e tij Eva Braun, me të cilën sapo ishte martuar, vranë veten dhe dhe u dogjën. Më 1 maj, dita e fundit e mbajtjes së bunkerit nga nazistët, Goebbels dhe gruaja e tij vranë gjashtë fëmijët e tyre dhe veten.

Duke garantuar që që të gjitha shenjat e trupit të tij të shkatërroheshin, Hitleri i ndihmoi Aleatët në një drejtim: Në përpjekjen e tyre për të parandaluar që çdo trashëgimim materiale e Führerit të kthehej në objekt referimi apo pelegrinazhi për fashistët e ardhshëm.

Historia u soll ndryshe me Mussolinin: Ai u varros në një varr pa emër, por radikalët fashistë më vonë e zhvarrosën dhe e fshehën në vende të ndryshme deri kur qeveria italiane vendosi që ta vendostë atë në varrin e familjes.

Më 1945-n, vdekja e Mussolinit i festua gjerësisht nga shtetet aleate si provë e përfundimit të afërt të luftës (Bota e festoi ditën e Evropës më 8 maj, më pake se dy javë më pas). “Fundi fatkeq i Benito Mussolinit shënoi një fund të përshtatshëm për një jetë fatkeqe”,- shkruante “The New York Times”.

“I qëlluar për vdekje nga një togë pushkatimi, së bashku me dashnoren e tij dhe disa udhëheqës fashistë, i pari prej diktatorëve fashistë, burri që mburrej së do të rikthente lavdinë e Romës së lashtë, është tani një kufomë në një shesh publik në Milano, ku një turmë ulëritëse shkelmon dhe pështyn në atë që ka mbetur prej tij”./Foreign Policy/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit