3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vazhdon rritja e tregtisë me pakicë

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për tremujorin e tretë (TM3) 2021

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (12.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (10.6%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (8.8%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (6%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (5.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (1.7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.2%);

Kurse, gjatë kësaj periudhe kishte rënie te Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-10.7%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2021 me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020 kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (75.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (50.7%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (40.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (24.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (22.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (19.4%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (7.3%); dhe te Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (0.4%).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit