3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vazhdon lirimi i pronave të uzurpuara në Prishtinë

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, kanë zhvilluar një aksion për lirimin e lokaleve të shitura e të uzurpuara.
Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri tek Zona Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
“Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme. Këto prona, të cilat kanë qenë të uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit”, njofton Prokuroria e Kosovës, raporton Koha.net.
Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve ndaj të dyshuarve “do të ngrit akuzë për veprën penal “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” neni 332–KPRK-së”. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit