5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Vazhdon ikja e muslimanëve të Arakanit në Bangladesh

Më të lexuarat

Mikaruzzaman bëri të ditur se gjatë dy ditëve të fundit më shumë se 100 muslimanë të Arakanit kanë hyrë në Bangladesh

 

DAKKA (AA) – Muslimanët e Arakanit të cilët kanë ikur nga masakrat dhe incidentet e dhunës në Mianmar, vazhdojnë që të strehohen në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë i rrethinës së qytetit Cox’s Bazar, Mohammed Mikaruzzaman thotë se ikjet në Bangladesh po vazhdojnë edhe pas takimit të zyrtarëve të Mianmarit dhe të Bangladeshit, për të diskutuar për çështjen e rikthimit të muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Mikaruzzaman bëri të ditur se gjatë dy ditëve të fundit më shumë se 100 muslimanë të Arakanit kanë hyrë në Bangladesh.

Ende nuk dihet nëse muslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh do të ridërgohen apo jo në vendin e tyre, kurse Mohammed Mikaruzzaman tha se ka shumë pak përgatitje për këtë gjë.

“Gjatë ditëve të fundit kam vizituar disa pika kufitare për të parë drejtimin e mundshëm të rikthimit, por ende asgjë nuk është përcaktuar”, thotë Mikaruzzaman.

Në një deklaratë të përbashkët të 21 organizatave të cilat zhvillojnë aktivitete në të gjithë botën, dje thuhej se është një pikëpyetje se si do të bëhet rikthimi i këtyre refugjatëve në Mianmar, të cilët ishin dëshmitarë të persekutimit nga ana e ushtarëve të Mianmarit dhe barbarizmit të të tjerëve që arritën deri në gjenocid.

Duke theksuar se emigrantët e Arakanit nuk dëshirojnë të kthehen në Mianmar pa u krijuar një mjedis i mirëkuptimit, në deklaratë thuhej se nuk është e pranushme që këta persona të transferohen në qendra të strehimit në Mianmar në vend se të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Në Nepxhidou u diskutua procesi i kthimit

Në fillim të kësaj jave zyrtarët e Mianmarit dhe të Bangladeshit u takuan për të diskutuar për planin e rikthimit në Mianmar të muslimanëve të ikur nga Arakani.

Lidhur me takimin e organizuar në Nepxhidou, kryeqyteti i Mianmarit, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Strehimit të Mianmarit, Win Myat Aye ka bërë të ditur se planifikohet që javën e kaluar të nisë procesi i rikthimit të muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe turmat budiste, ka arritur në 655 mijë.

Supozohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e spastrimit etnik nëpërmjet sulmeve sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit