Vazhdon bashkëpunimi mes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dhe Komunës së Gjakovës
Edhe këtë vit u realizua nënshkrimi i marrëveshjes mes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në Kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës dhe Komunës së Gjakovës.
Koordinatori i “Bereqetit”, Abdurrahman Bejtullahu dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kanë nënshkruar vazhdimin e bashkëpunimit që ka të bëj me strehimin e familjeve me nevojë.
Me këtë rast Komuna e Gjakovës këtë vit ka ndarë 20 mijë euro të cilat do të dedikohen për ndërtimin e shtëpive apo blerjen e banesave për nevojtarët e komunës.
Koordinatori Bejtullahu ka falënderuar komunën e Gjakovës e cila, sipas tij, është e vetmja që në tre vitet e fundit ndan buxhet për strehimin e familjeve përmes Shoqatës “Bereqeti”