3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vazhdojnë vizitat e delegacionit të BIK-ut në Zvicër

Më të lexuarat

Më 16 prill 2023, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ligjëroi për namaz të drekës në xhaminë “Mesxhidi – Nur” në Frauenfeld të Zvicrës.

Drejtori Simnica e uroi dhe e përgëzoi imamin e nderuar, kryesinë dhe xhematin në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan. Gjithashtu ai i falënderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për institucionet tona fetaro-arsimore, Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Në vazhdën e vizitave të rregullta, më 16 prill, drejtori i Diasporës, ishte i ftuar për iftar në xhaminë “Ebu Hanife” në Grenchen në Zvicër, ku u prit me një pritje të ngrohët nga imami i përkohshëm, Sylejman ef. Fejzullahu, nënkryetari, z. Ragaibi, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie. Kishte mysafirë edhe nga qendrat e tjera, imamë, kryesi xhamish nga vende të ndryshme në Zvicër.

Përfaqësuesi i BIK-ut, mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan.

Drejtori Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresesë, FSI-së, Institutit të Hivzit, IHSI-së etj.. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranoj ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. Drejtori Simnica në ligjëratën e tij falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ju bë apel që sadakatul-fitri dhe zekati të mos derdhën te shoqatat të ndryshme. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit